E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ja dosja “Rama”,750 milionë euro abuzim

Fatjona Mejdini

Pikerisht ne momentet e fundit kur skadonte edhe ultimatumi i opozites per hapjen e kutive te votimit, kryeministri Berisha paraqiti publikisht dosjen e asaj qe ai e quajti, "aleances mafioze-puniste te drejtuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama". Keshtu Berisha deklaroi se klientet mafioze te kryetarit te Bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarit te PS-se, Rama vetem 2-3 vitet e fundit kane marre duke dhunuar ligjet e vendit, 500 mije metra katror leje per ndertime me nje vlere prej 750 milion euro. "Kam ketu nje dosje qe deshmon se Tan Dulaku, Tom Doshi, Fidel Ylli, Dash Peza, Leskaj, Koco Kokedhima e te tjere zoterinj vetem 2-3 vjetet e fundit kane marre dhe dhunuar ligjet dhe pronat, 500 mije meter katror siperfaqe ndertimi me vleren 750 milione euro. Mafia kerkon te bllokoje rrugen drejt Evropes, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Sipas kryeministrit, refuzimi i Edi Rames ndaj zgjedhjeve te lira dhe ndershme te 28 qershorit, buron nga interesat e ngushta te mafies, te cilet ndonese investuan para te pista gjate gjithe fushates zgjedhore, nuk arriten dot te fitonin zgjedhjet e pergjithshme. Nisur nga te dhenat ne lidhje me lejet e ndertimit te dhane ne menyre jo ligjore, Kryeministri premtoi se ai do te perdorte te gjithe pushtetin e qeverise per t'i bere te pavlefshme keto vendime, qe binin ndesh me ligjet e vendit. "Keto bomba qe kam ne duar do te caktivizohen. Une premtoj se do te perdor te gjithe forcen e qeverise dhe te ligjit per t'i bere leje te paqena", paralajmeroi Berisha. Sipas tij, ne mandatin e pare, qeveria e drejtuar nga demokratet, ia doli me sukses te eliminonte bandat e rrezikshme te krimit ne vend, ndersa kete mandat lufta e saj do te ishte intensive ndaj bandave te veshura me pushtet. "Ne mandatin e pare ne gozhduam bandat e rrezikshme, ndersa ky eshte mandati per eliminimin e aldo bareve ne pushtet, te cilet kane abuzuar me pronat publike", deklaroi Berisha. Ne menyre te qarte, Berisha ritheksoi dhe njehere se kutive e votimit nuk mund te hapeshin dhe se qeveria nuk do te shkelte vendimet e pushtetit vendor. Sipas Berishes, ne mbajtjen e ketij qendrimi per kutite e votimit, ai kishte dale edhe pas konkluzioneve me shume nderkombetare dhe partnere te qeverise. Kryeministri deklaroi se Rama ultimatumet e tij mund t'ia dergonte Gramoz Rucit dhe Dulakut dhe jo drejtuesit te nje qeverie legjitime. Sipas Berishes, procesi zgjedhor i 28 qershorit, ishte gjithashtu me i bukuri dhe me i qeti qe vendi yne ka zhvilluar me pare. Kryeministri kujtoi edhe certifikimin e ketyre zgjedhjeve nga te gjithe aktoret nderkombetare te cilet jane partnere ne integrimin e Shqiperise.

Akuzat

"Dy tre ministra ish komuniste, me ne krye nipin e Spiro Kolekes qe i pushkatoi intelektualet, po keshtu edhe me te birin e Kristaqit kane vendosur te mos njohin legjitimitetin e zgjedhjeve, te mos njohin vullnetin tuaj ne 28 qershor".

Tabela e dosjeve te korrupsionit te denoncuar nga Berisha:

Ilir Mati kunati i Dashit

21 mije e 300 metra katrore leje ndertimi

Nard Konstruktori, demokristiani ateist

27 mije e 743 metra katrore

Koco Kokedhima

24 mije 800 metra katrore leje

Tom Doshi

29 mije e 600 metra katrore ndertimi

Ylli Fideli

47 mije e 384 meter katrore

Besniku i partise, Besnik Sulaj

45 mije e 997 metra katrore

Sadri Abazi

53 mije e 800 metra katrore

Arian Leskaj

Me lart ne kupole ngrihet

61 mije 840 metra katrore

Ne krye te kupoles, Tan Dulaku

145 mije e 366 metra katrore

54 mije e 100 nga keto ne zemer te Tiranes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›