E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Me MD kemi bashkepunim shume te mire

Redinalda Caushaj

Tirane-Keshilli i Larte i Drejtesise, pranoi dje ne unanimitet propozimin e Ministrit te Drejtesise, Bujar Nishani, duke vendosur te mos kete transferim pa pelqimin e vete gjyqtareve. Gjate mbledhjes se djeshme, te gjithe anetaret e KLD-se, perfshire edhe vete ministrin Nishani, arriten konsensusin per kete pike. Ne kemi bashkepunim shume te mire me Ministrin e Drejtesise, Bujar Nishani. Me kete deklarate te bere mbreme ne emisionin "Opinion" ne TV Klan, Spahiu sqaroi ccdo lloj aludimi per nje perplasje institucionale mes KLD-se dhe Ministrise se Drejtesise.

Mbledhja e djeshme e KLD-se ka zgjatur rreth 6 ore, mes debatesh per disa tema te nxehta te gjyqesorit. Ministri i Drejtesise argumentoi se procedura e transferimit te gjyqtareve pa pelqimin e tyre, eshte e pabazuar ne ligj dhe ne kundershtim me Kushtetuten. Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, perseriti ne "Opinion", edhe nje here mendimin e tij se transferimi i gjyqtareve, duhet te behet pa pelqimin e gjyqtareve, duke argumentuar, se nevojat e sistemit gjyqesor, jane mbi preferencat e gjyqtareve. KLD vendosi gjithashtu te shpalle vendet vakante ne te gjitha gjykatat e rretheve gjyqesore. Ajo vendosi dje te lejoje proceduren e kandidimit ne pese gjykata te shkalles se pare, ne te cilat eshte rritur numri i gjyqtareve ne organike, duke shpallur 22 vende vakante.

Gjate mbledhjes se djeshme KLD ka vene ne shenjester gjyqtaren Marsela Balili. Per kete gjyqtare, Prokuroria e Pergjithshme, i kishte derguar KLD-se nje kerkese per procedimin e kesaj gjyqtareje, pasi dyshohet per korrupsion pasiv. Heqja e disa viteve denimi per Besnik Braken, i akuzuar per "trafik te lendeve narkotike, ka detyruar KLD-ne te vendose per dhenien e autorizimit, per procedim penal ndaj gjyqtares se Shkalles se Pare per Krime te Renda. "KLD vendosi t'i heqe imunitetin kesaj gjyqtareje dhe ky vendim eshte shoqeruar me pezullimin e saj nga detyra, deri ne provimin ose jo te akuzes ndaj saj", tha Spahiu. Balili, ka qene gjyqtare ne procesin e "Bandes se Lushnjes", por eshte vendosur delegimi i gjyqtareve te tjere, deri ne mbarimin e hetimit te prokurorise.

Anetaret e KLD-se, kane shqyrtuar edhe dy procedime te radhes, ate te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, Arian Aliaj dhe Manjola Bejleri, ku u vendos edhe rrezimi i procedimit disiplinor. Ndaj gjyqtares Manjola Bejleri, Ministria e Drejtesise kishte konstatuar shkelje te rende, per shkak te refuzimit te saj per te shqyrtuar nje ceshtje gjyqesore prej 9 muajsh. Vete KLD, kishte konstatuar kete shkelje dhe i kish kerkuar Ministrit te Drejtesise fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares. Dje gjate shqyrtimit te propozimit te Ministrit te Drejtesise, nenkryetari i KLD-se dhe disa anetare te tjere, votuan kunder ne shumice, per marrjen e mases disiplinore ndaj kesaj gjyqtareje, megjithese inspektimi ishte kryer nga KLD-ja.

Vendet vakante:

9 vende vakante ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane

7 vende vakante ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres

1 vend vakant ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lushnje

4 vende vakante ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Permet

1 vend vakant ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande

Vendimi i gjykates dhe kerkesa e prokurorise

Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar ne muajin janar te ketij viti, kater te pandehurit e Elbasanit, te cilet jane akuzuar per "trafik droge dhe municionesh", ne bashkepunim. Trupi gjykues i drejtuar nga Marsela Balili, ka vendosur qe i pandehuri Besnik Braka, te denohet me 14 vjet heqje lirie si dhe 300 mije leke gjobe, per shkak se, ka kryer veprat penale te "trafikut te lendeve narkotike" dhe "trafikimit te armeve dhe municioneve luftarake" ne bashkepunim. Prokuroria kishte kerkuar me 24 dhjetor te vitit te kaluar, denimin me 18 vjet burg per Braken.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›