Berisha: Ja rekordet 'mavi' të Ramës, 21 anëtarët e qeverisë, 3 nga e njëjta familje
TIRANË- Ish- kryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Rama, teksa ka përcaktuar 6 rekorde të këtij të fundit në 1 javë qeverisje.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook”, Berisha akuzon Ramën se në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar 3 anëtarë janë nga njëjta familje. Teksa ndalet te kërcënimet ndaj opozitës, heqja e fotos së Presidentit Nishani nga zyrat e shteti si dhe mungesa e transparencës.
Postimi i plote
KËTIJ I THONË FILLIM; RAMA NË NJË JAVË 6 REKORDE MAVI!
Në javën e parë z. Rama, arriti 6 rekorde historike
1. Paraqiti në Parlament qeverinë me 21 anëtarë, rekordin europian më të madh se Gjermania, Italia, Spanja , Franca, me nepotikën, tre anëtarë nga një familje, me te dobten, 4 anetare pa diploma dite ose fare.
2. Rekord ne qendrimin ndaj opozites! “Ky eshte vetem fillimi i kercenimeve”, u zotua ai solemnisht.
3. Ne Parlamentin e Kosoves, injoroi Rugoven arkitektin e Pavaresise dhe ne nje rekord tjeter historik, zbrazi Parlamentin si kurre me pare.
4. Rekord antikushtetues, historik armiqesie. Ne mbledhjen e pare te qeverise, ai vendosi heqjen e fotos se Presidentit te Republikes nga zyrat e shtetit, vetem 10 minuta pasi kishte bere betimin tek ky armik klase.
5. Rekordi i ri historik per trensparencen! Po ne kete mbledhje, hoqi e-kabinetin dhe miratoi kodin e territ, riktheu keshtu bunkerin e bllokut te eterve te tij ne Keshillin e Ministrave.
6. Ne doktrinen e zero problemeve me fqinjet, shqiptareve ne Maqedoni, u tha se jeni pakice, njelloj si maqedonasit ne Shqiperi!
Kesaj i thone, me vrap drejt rekordeve te tjera mavi!?
(e.m/BalkanWeb)