E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN në Tiranë: Ja këshillat për qeverinë "Rama"

TIRANË- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri, duke dhënë edhe këshillat e para për qeverinë e re. Shefi i misionit të FMN-së,Nadeem Ilahi rekomandon vlerësimin e të gjithë faktorëve për uljen e deficitit dhe borxhit. 

“Duhen veprime të shpejta për uljen e borxhit. Duhen dokumentuar detyrimet ndaj biznesit dhe i duhen dhënë sinjale të qarta sipërmarrjes. Duhet bërë konsolidimi fiskal dhe duhet ndryshuar kahu në borxhin e brendshëm. Përvec këtyre politikave që duhen ndërmarrë, mëse e rëndësishme është dhe fokusimi tek taksat dhe tatimet, ku ka rënie të të ardhurave të tyre. Problem për Shqipërinë mbetet dhe e drejta e pronësisë, mbi tokët”, theksoi shefi i misionit të FMN-së, Nadeem Ilahi.

Kreu i misionit të FMN-së ka vlerësuar shqetësuese rënien e rritjes ekonomike në Shqipëri dhe ka kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë me masa konkrete.

“Kriza ka ulur rritjen ekonomike të vendit. Prirja rënëse e rritjes ekonomike vijon. Dhe në vlerësojmë se kjo situatë është pasojë e ngadalësimit të eksporteve dhe rënies së kërkesës së brendshme. Ndikim kanë pasur zhvillimet në financat publike, rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit, si dhe detyrimet ndaj biznesit. Nëse nuk ndryshojnë politikat atëherë ka rrezik për të ardhmen”,deklaroi kreu i misionit të FMN-së.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të javës së ardhshme, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e qeverisë së re dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për të vlerësuar gjendjen aktuale të buxhetit, si dhe për të dhënë rekomandime për hartimin e paketës fiskale dhe buxhetit të vitit të ardhshëm.
(e.m/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tregtia me Kosovën, Ahmetaj: Do lehtësohen procedurat Rama: Borxhi ndaj privatëve ka futur ekonominë në ngërç, do ta shlyejmë një orë e më parë VIDEO: FMN ne Tirane, jep keshilla per qeverine

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›