E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh kryesinë, pritet të zgjedhë krerët e Komisioneve Parlamentare

TIRANË- Kryesia e PS-së e mbledhur në orët e vona të pasdites së të enjtes pritet të miratojë kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga mazhoranca.

Në një lidhje direkte nga selia rozë, gazetari Arbër Hitaj bëri me dije se PS në këtë legjislaturë të re ka drejtimin e 4 Komisioneve Parlamentare, ndërkohë që një i takon LSI.

Përkatësisht, PD do të drejtojë Komisionin e Ligjeve, Komisionin e Sigurisë, Komisionin e Jashtëm dhe të Ekonomisë, ndërkohë që LSI do të ketë Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Sa i takon Komisioneve të Ligjeve një ndër emrat më favorit është ajo e zotit Fatmir Xhafaj. Në komisionin e Jashtëm përfliten dy emra Arta Dade dhe Taulant Balla. Tek Siguria, Pandeli Majko tek Ekonomia Anastas Angjeli dhe Erjon Brace.

PS duhet të përcaktojë edhe emrin e nënkryetarit të Parlamentit, teksa mendohet se këtë post do e mbajë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në mbledhjen e sotme nuk përjashtohen diskutimet për emrat e zv/ministrave.

lajmi vijon....

Lidhje te tjera PD zgjedh krerët e komisioneve parlamentare, Basha: Do mbrojmë administratën nga revanshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›