Berisha-Jagland: Reforma zgjedhore brenda sesionit

Në takim u diskutuan zhvillimet politike në vend dhe ecuria e reformave. Në veçanti, Sekretari i Përgjithshëm Jagland u interesua për ecurinë e reformës zgjedhore.
Kryeministri Berisha i bëri me dije Sekretarit Jagland angazhimin e plotë të qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën në reformat. Kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin në përmbylljen e reformës zgjedhore brenda këtij sesioni. “Ne diskutuam gjithashtu për zhvillimet në Shqipëri. Këshilli Evropës ka qenë shumë ndihmues në vendin tim. Situata është në përmirësim. Ne jemi optimistë se pas zgjedhjes së presidentit, procese të tjera do të vazhdojnë. Ne jemi angazhuar me opozitën në reforma themelore, një ndër të cilat ajo zgjedhore”, tha Berisha.
Në takim u theksua rëndësia e heqjes se imuniteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtaret, si një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha e siguroi Sekretarin Jagland për vendosmërinë e qeverisë, për të hequr çdo lloj imunitetit të zyrtarëve ose gjyqtarëve në rastet e krimit të zakonshëm apo korrupsionit, duke shpresuar që edhe opozita do t’i bashkohet këtij qëndrimi, në dobi të së mirës së qytetarëve shqiptarë. “Gjatë takimit, ne diskutuam për zhvillimet në Shqipëri, si me reformën zgjedhore parlamentare, për të cilat ne jemi të interesuar, si dhe për zhvillimet në rajon”, tha Jagland. /Start/
2012-06-26 10:24