E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Jagland:Bashkëpunim me opozitën për reformat

Kryeministri Berisha ka shprehur angazhimin e plotë të qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën në përmbushjen e reformave të rëndësishme për vendin. Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland, kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin në përmbylljen e reformës zgjedhore brenda këtij sesioni.
 

“Ne diskutuam gjithashtu për zhvillimet në Shqipëri. Situata është në përmirësim. Ne jemi optimistë se pas zgjedhjes së presidentit, procese të tjera do të vazhdojnë. Ne jemi angazhuar me opozitën në reforma themelore, një ndër të cilat ajo zgjedhore” ka shtuar Berisha.
 

Gjithashtu Kryeministri Berisha ka shprehur rëndësinë e heqjes se imuniteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtaret, si një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Ai shprehu vendosmërinë e qeverisë, për të hequr çdo lloj imuniteti të zyrtarëve ose gjyqtarëve në rastet e krimit të zakonshëm apo korrupsionit, duke shpresuar që edhe opozita do t’i bashkohet këtij qëndrimi, në dobi të së mirës së qytetarëve shqiptarë.

Sekretari Jagland, ndërsa theksoi se fillimi i Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ka qenë shumë i mbarë, i uroi Kryeministrit sukses të plotë në prioritetet e kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave në muajt në vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›