E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektiviteti i romanit gjatë pushimeve në plazh

Pjesa më e madhe e lexuesve, nën temperaturat që rriten gjithnjë e më shumë, preferojnë libra sa më të thjeshtë, argëtues, histori suksesi, histori dashurie dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim. Sipas librashitësve, libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj botohen vazhdimisht, por ajo që mban rekord shitjesh në verë është gjithmonë gjinia e romancës.

Sipas shumë studimeve të kryera rreth efekteve që ka lexuarja e një libri në plazh, thuhet se truri bëhet shumë rigjenerues dhe prodhues.

Edhe pse shijet e librave ndryshojnë sipas grupmoshave, përsëri një histori dashurie pasionante, apo e pamundur, është libri që shumë zgjedhin të mos e harrojnë në valixhen e tyre të pushimeve.

Vetëm pushime? Jo, ka nga ata që edhe pse gjithë vitin e kanë kaluar në punë nuk u ndahen dot librave. Më së shumti librat në plazh lexohen nga një brez i rritur, ndërkohë që më të rinjtë preferojnë revistat. Por, ka nga ata që në çantën e tyre të plazhit nuk mbajnë libra, por thjeshtë një Ipad, ku në të kanë disa libra. Në të mund të lexojnë poshtë çadrës çfarë të duan ata, por duke humbur kështu kënaqësinë e të prekurit të letrës me dorë.

Për shumë njerëz vera konsiderohet si periudha më e mirë për të lexuar. Stina e verës është edhe periudha kur rritet edhe numri i shitjes së librave. Krahas syzeve, kapeles, vajit të plazhit nuk duhet të harrohet të merret edhe një libër në çantën e plazhit për ta lexuat buzë detit.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-25 18:10
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›