E Shtunë, 31 Tetor 2026

Countryman: Nga zgjedhjet e 8 majit varet integrimi

Vetëm një ditë pasi Bashkimi Europian dhe SHBA- të cilat paralajmërojnë Shqiperinë për rrezikun e kthimit mbrapa në rrugën e integrimit, nëse zgjedhjet nuk zhvillohen me standarte, Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Countryman tha se SHBA-BE dhe OSBE ndajnë të njëjtin mendim sa i takon rëndësisë së këtyre zgjedhjeve.
 

SHBA është bashkuar me mendimin e OSBE-se se nuk ka kohë në dispozicion për të bërë ndryshime thelbësore në kod. Zyrtari amerikan, nuk la pa ironizuar edhe tryezën e partive politike.
 

Countryman ka shprehur sërish mbështetjen e tij për Prokurorinë dhe komisionin qëndror të zgjedhjeve. Ai tha se të dy këto institucione duhet të lihen të lira të punojnë në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›