E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Jemi krenare; faleminderit NATO-s!

Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar NATO-n per mbeshtetjen dhe ndihmen dhene Shqiperise per anetaresimin ne Aleance.

Duke folur ne Bruksel ne seline e Aleances ne ceremonine e ngritjes se flamurit shqiptar perkrah flamujve te vendeve te tjera anetare, Berisha theksoi se deshira per te qene ne NATO ka qene motiv per te gjitha reformat.

 “Reforma te thella kushtetuese dhe institucionale, me fryme te plote konsensusi kane ndodhur keto kater vite. Forcat tona te Armatosura po shkojne drejt nje ushtrie profesioniste; kemi nje buxhet mbi 2% te PBB-se dhe po aftesohen per te marre pjese ne te gjitha misionet e NATO-s", u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise theksoi se ngritja e flamurit shqiptar perkrah flamujve te tjere te Aleances perfaqeson nje dite lavdie, me te madhen qe prej dites se pavaresise.

Berisha vleresoi se kjo dite rrit dinjitetin e Shqiperise, ndersa ngritja simbolike e flamurit nderon edhe te renet e kombit.

“Une kthehem sot ne vendin tim krenar, qe kjo dite u shnderrua ne realitet. Shqiptaret i detyrohen NATO-s lirite e tyre”, perfundoi kryeministri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›