Rrufeja godet pesë pjesëtarë të një familje
06/04/2009 Shpëtojnë, më rëndë 25-vjeçarja
PËRMET - Pesë pjesëtarë të familjes Gjikdhima nga fshatit malor Mbrezhdan, rreth 35 kilometra larg qytetit të Përmetit, kanë ngelur pa ndjenja në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga rrufeja, ndërkohë njëri prej pjesëtarët e saj është plagosur në këmbë. Burime zyrtare nga komisariati i Përmetit, pohuan se, fenomeni natyror ka ndodhur rreth orës 23.00, gjatë një periudhe të shkurtër kohore kur binte shi dhe breshër. “Dy prej familjeve të fshatit Gjikthima dhe Kolnasi kanë qenë në targetin e goditjeve të elektricitetit atmosferik. Frika dhe paniku ka mbizotëruar jo vetëm tek anëtarët e këtyre dy familjeje, por tek të gjithë banorët e fshatit”, shprehen burime zyrtare, duke nënvizuar se, vetëm një nga pesë të goditurit nga rrufeja pati pasoja në trup dhe kjo ishte vajza e shtëpisë 25-vjeçarja K. Gjikdhima, e cila ka pësuar një djegie në këmbë”, shprehet mjeku i spitalit. Sipas dëshmitarëve, goditja e parë ka ndodhur në banesën njëkatëshe të familjes Gjikdhima ku të pesë anëtarët e familjes, kanë rënë pa ndjenja në tokë, ndërkohë që rrufeja kishte lënë pas shembje të mureve të shtëpisë dhe flakë në trarët e çatisë të banesës përdhese. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht janë të pestë gjallë. Vetëm njëri prej anëtarëve ka dëmtime më të mëdha, por që rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë banorët e fshatit janë tronditur nga ngjarja e djeshme, në të cilën për pak sa nuk u shua një familje e tërë.