E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan mbrëmjen e 10 shkurtit në Tiranë protestën e dytë kombëtare për këtë vit.

Ajo nisi me Hymnin Kombëtar ndërsa fjalën hapëse të protestës e mbajti nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj. Ndërsa i fundit që u ngjit në podium ishte kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Lideri i Opozitës, në nisje të fjalimit të tij, tha se Shqipëria ndodhet sot në kushtet ndër më alarmantet.

Ai u shpreh se demokratët janë mbledhur në shesh në “kryengritje paqësore”.

“Të dashur miq, zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh në këtë bulevard në kushte ndër më alarmantet. Ndofta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Më duhet të nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë. Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë. Miqtë e mi, Shqipëria është një vend i bekuar”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE: “Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta”/ Kalaja: Të mos kërkojmë vetëm nga Zoti dhe ndërkombëtarët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›