Berisha-Jiechi: Lehtësira bizneseve të investojnë fuqishëm
TIRANË-Kryeministri Berisha priti sot në takim, ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës Yang Jiechi.
Kryefjalë e takimeve ka qënë investimi i biznesmenëve në të dyja vendet ku të dy personalitetet siguruan se lehtësira në këtë drejtim. Jashtë vëmendjes nuk u lanë marrëdhëniet politike mes dy vendeve dhe situata në rajon, konkretisht në Kosovë.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e kryeministrisë, në ëktë takim Berisha nënvizoi faktin që kjo vizitë zhvillohet në 40 vjetorin e pranimit të Republikës Popullore të Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në këtë proces. Kryeministri e vlerësoi pranimin e Republikës Popullore të Kinës si një moment të rëndësishëm edhe për mbarë botën dhe se gjatë këtyre 40 viteve, Kina ka dëshmuar se ka qenë faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në nivel botëror.
Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen ekonomike që Kina i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit. Kryeministri çmoi se zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Kinës e ka bërë atë jo vetëm një nga aktorët më kryesorë të ekonomisë botërore, por ka ndihmuar që të dalin nga varfëria qindra miliona njerëz në Kinë dhe në mbarë botën.
Kryeministri Berisha vlerësoi se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë qenë dhe janë promotorët e zhvillimit epokal në dy vendet tona.
Ministri Yang Jiechi ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë janë dëshmuar forca transformuese të shoqërive në të dy vendet.
Më pas Kryeministri shqiptar ilustroi potencialet e mëdha që Shqipëria ofron në një sërë fushash me interes për investimet kineze. Ai theksoi se investitorët kinezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme, në mënyrë që ato të kthehen në histori të vërteta suksesi.
Duke vënë në dukje pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, Kryeministri shqiptar Berisha u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, si dhe inkurajoi investime në infrastrukturën portuale.
Ai nënvizoi se të dy vendet duhet të zhvillojnë me prioritet marrëdhëniet ekonomike dhe se qeveria kineze do të krijojë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu, se do të inkurajojë kompanitë kineze me reputacion që të shfrytëzojnë potencialet që ofron ekonomia shqiptare. Në këtë kuadër, ministri Yang Jiechi u shpreh se zyrtarët midis dy vendeve duhet të studiojnë të gjitha projektet e zhvillimit dhe mundësitë për financimin e tyre, si dhe shprehu interes për krijimin e një zone të lirë për investimet kineze.
Kosova
Në takim u fol edhe për situatën në rajon dhe zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Berisha mbështeti procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Kryeministri nënvizoi se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë në themel embargon shumë vjeçare të Serbisë ndaj Kosovës. Ai mbështeti përpjekjet për zbatimin e Kushtetutës dhe vendosjen e shtetit të së drejtës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe inkurajoi vazhdimin e dialogut mes palëve. Kryeministri i kërkoi ministrit të Jashtëm që në të ardhmen qeveria kineze të marrë në shqyrtim njohjen e pavarësisë së Kosovës si veprimi më i drejtë, në kuadër të stabilitetit dhe paqes në rajon.
Nga ana e tij, Ministri Yang Jiechi u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së. Ai gjithashtu mbështeti dialogun midis dy vendeve.
(d.b/BalkanWeb)