Një lagje e Gjirokastrës prej 10 ditësh pa ujë

Problemi duket se është shkaktuar nga kalimi i automjeteve të rënda mbi tubacione, që ka sjellë dëmtimin e tyre dhe rrjedhjen e ujit. Deri më tani nga institucionet përgjegjëse nuk është marrë asnjë masë konkrete për riparimin e defektit.
Nga Ujësjellësi i Gjirokastrës shprehen se ajo që mbetet është ndërhyrja për tubacionet e reja, kjo edhe për faktin e amortizimit të tyre, por ende nuk është dhënë një përgjigje zyrtare mbi përmirësimin e situatës dhe rinisjen e furnizimit me ujë të banorëve në lagjen Palorto të Gjirokastrës, edhe pse ata shprehen se i paguajnë rregullisht detyrimet ndaj ujësjellësit. /Start/
2011-08-04 15:42