Tropojë, gjendet makina në greminë, brenda një person i djegur
TROPOJË-Një person i djegur u gjet brenda një makine të shkrumbuar nga zjarri në aksin Golaj-Tropojë.
Policia bën të ditur se kalimtarë të rastit kanë parë një automjet 20 metra në greminë në aksin që lidh Tropojën me fshatin Golaj. Efektivët pasi shkuan në vendgjarje, vërejtën se brenda automjtetit në vendin e drejtuesit ndodhej një trup njeriu i djegur. Shkalla e djegies është tepër e lartë prandaj është vështirësuar tepër identifikimi i trupit.
Mësohet se automjeti tip 'Benz' ka targa angleze dhe viktima dyshohet se është drejtuesi i mjetit.
Dyshohet se automjeti mund të ketë dalë nga rruga për shkak të ndonjë defekti të mundshëm dhe më pas të ketë rënë në greminë dhe më pas aty do jetë djegur. Por, policia është shumë e rezervuar momentalisht për detaje, pasi nuk përjashtohen dhe pista të tjera veç asaj te aksidentit.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e trupit të djegur, shkaqeve të djegies së automjetit dhe viktimës. Ka nisur ndërkohë marrja në pyetje dhe e banorëve të zonës.
(d.b/BalkanWeb)