E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jo konflikt me Indinë për eshtrat e Nënë Terezës

Në ditën që shënon Lumturimin e Nënë Terezës, kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të takojë Misionaret e Urdhërit të saj.
Në Tiranë ndodhet një nga strehëzat, ku motrat e Urdhërit të Nënës së madhe me origjinë shqiptare i shërbejnë të paktën 50 personave me nevoja specifike dhe pa të ardhura ekonomike. Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha takoi banoret e përhershme të kësaj shtëpie, ku u njoh me faktin se krahas tyre, falë ndihmave të shoqatave të ndryshme jo qeveritare, ndihmohen të paktën 100 familje të tjera në nevojë.
Kryeministri garantoi se qeveria që drejton, mbetet e angazhuar të ndihmojë në këtë drejtim duke u ofruar më shumë garanci për një jetë më të mirë këtyre njerëzve.
Kryemisinitri Berisha sqaroi për gazetarët dhe arsyet ku bazoi pak ditë më parë kërkesën për të kthyer në Shqipëri eshtrat e Nënë Terezës. Kryetari i qeverisë tha se arsyet janë njerëzore dhe nuk do të mund të ktheheshin kurrësesi në subjekt të kundërshtive me Indinë. Kjo strehëzë trajton tre kategori njerëzish me nevoja specifike, të moshuar të braktisur, para dhe tetraplegjikë si nëna të reja pa bashkëshort. Vizitën e tij në këtë strehëzë, kryeministri e shoqëroi dhe ofrimin për banorët e saj të një sasie të konsiderueshme ndihmash në ushqime. Po kështu, ndihma ofroi dhe Fondacioni i Fëmijëve Shqiptare me presidente zonjën Liri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›