Përvjetori i 6-të i Lumturimit të Nënë Terezës
Një jetë e tërë në shërbim të më të varfërve, të atyre që kanë nevojë për shpresë. E shenjtë ende pa u shenjtëruar, lajmëtarja e dashurisë së Zotit, shqiptarja ndër deje, Nënë Tereza përkujtohet sot në mbarë botën shqiptare në përvjetorin e gjashtë të Lumturimit të saj. Ishte besimi i palëkundur i kësaj gruaje shtatimët, që e bëri të kumtonte tërë jetën e saj me dëshirë, dashurinë e Hyjit për shpirtrat njerëzore.
“Imazhi i saj” nga Bah, recitime nga shprehjet e Nënë Terezës, aria e “Kasta divas” nga opera Norma e Belinit, apo hyjnorja Ave Maria e Shubertit, dhe pjesë të zgjedhura nga Preng Jakova, ishin disa nga pjesët muzikore të interpretuara nga artistët të Teatrit të Operas në aktivitetin e organizuar për këtë ditë të shënuar.” Por Nënë Tereza, nuk kujtohet sot vetëm në botën shqiptare. Janë të panumërt ata që janë blatuar shpirtërisht nga një përqafim i saj, nga një buzëqeshje e dlirë e Nënë Terezës. Pas formimit fetar që mori qysh e vogël prane jezuitëve me largimin nga trojet shqiptare, Shkupi, në moshën 18-vjeçare e pagëzuar si Nënë Tereza, ajo u nis në një rrugëtim të pafund në shërbim të njerëzimit, me zemrën të falur Krishtit. Do të ishte viti 1929 kur ajo mbërriti në Kalkutë të Indisë, dhe ku u amëshua përjetësisht si “Vashë e Krishtit” e mandej krijoi edhe bashkësinë e motrave nën emrin “Misionaret e Dashurisë”, duke e njohur kështu si Nënë Tereza e Kalkutës. Me sarin e bardhë në trup ajo hyri dorazi në botën e të varfërve dhe Kongregatën e saj të Misionarevë të Dashurisë e shpërndau në të katër anët e botës, pas viteve ‘90 edhe në Shqipëri. Ishte pikërisht për këto vlera të amëshueshme që Nënë Tereza u nderua me Nobelin për Paqe në 1979-ën, asohere kur tërë bota njohu me gojën e saj, kombësinë shqiptare. Ndërsa paradoksi qendronte tek qeveria e Enver Hoxhës, që as lejen nuk i jepte të hynte në tokën amë për të takuar familjen e saj, nënën dhe motrën. Me ardhjen e Demokracisë ndodhi edhe takimi i shumëpritur kur Nënë Tereza puthi tokën shqiptare. 12 vjet pas vdekjës së saj, dhe gjashtë pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali i Dytë, Nënë Tereza pritet të shenjtërohet, në 100 vjetorin e lindjes, si gruaja zemërgjerë që e ktheu në himn të jetës shprehjen e saj, “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit"