E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Jo uljes se TVSH-se per artikujt baze


Qeveria ka reaguar për herë të parë zyrtarisht ndaj nismës së opozitës për të ulur taksat tek artikujt më bazë të jetesës.

Kryeministri Sali Berisha tha se nuk do të pranojë uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kjo sipas tij do cënonte prodhimin vendas.

"Ne nuk mund të lejojmë që të varfërojmë fermerin i cili jeton me prodhimet e veta. Ai duhet t'i shesë ato për të patur një fitim", tha Berisha.

Ne fillim te muajit,  Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i ka dërguar kryetares së kuvendit Jozefina Topalli një propozim në formën e projektligjit për disa shtesa e ndryshime në ligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Projektligji socialistëve një kopje të cilit është siguruar nga Top Channel, në katër nenet e tij synon që “furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, duhet të jenë furnizime të  tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatohen  në masën 10%, duke filluar nga dt.1 janar 2012”. Ndërsa në nenin 3 projektligjit  kërkohet që 'nga dt.1 janar 2012, furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetsore nga institucionet shëndetsore, publike dhe private është furnizim i përjashtuar.”

Së bashku me projektligjin, kryetares së parlamentit i është dërguar një raport ku socialistët kanë parashtruar një sëre arsyesh përse TVSH-ja duhet të hiqet këto artikuj. 'Ushqimet bazë të shportës konsumatore, sot në Shqipëri, zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të cdo familje me të ardhura mesatare, - thuhet në raport,- ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit, nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre'.

Socialistët thonë se barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18 %. Gjatë kësaj periudhe megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur si më poshtë:

Energjia elektrike është rritur 62 %;
Barnat jane rritur 43 %;
Shërbimi shëndetësor është rritur 50 %;
Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 %.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Negociatat e tregtisë së lirë
Shqipëria po niset në dizavantazh në negociatat e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, pasi autoritetet ende nuk kanë vendosur propozimet finale, ne koordinim me interesat e biznesit, që do dërgojnë në Bruksel për kuotat e eksportit.
Borxhet kërcenojnë ekonominë
Ish-Ministri socialist i Financave, Anastas Angjeli, thotë se paralajmërimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për borxhin janë një këmbanë alarmi për Shqipërinë, e cila përveç rritjes së detyrimeve të qeverisë duhet të përballet tashmë edhe me shlyerjen e borxheve të marra gjatë tranzicionit. Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Kryeministi Sali Berisha pretendon se vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilacet ka ulur dukshëm cmimet e tyre në treg.
Itali-Spanjë, tjetër ulje e normës së kreditimit
Kompania e vlerësimit të kreditimit, “Fitch” zbret në renditje, Italinë dhe Spanjën, duke ndjekur agjensinë Moody’s dhe Standart and Poor’s.   Nga AA-vleresimi për Italinë behet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit. FMN paralajmëron qeverinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron qeverinë shqiptare të ndryshojë politikat financiare për të mos rrezikuar stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik.


Lajmet kryesore

Refuzimi zyrtar i statusit
“Nuk ka rekomandime për hapa të tjerë, s’u plotësuan kushtet”
Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës
Shqipëria mbyll eliminatoret me barazim
Thaci: Presim njohjen nga Egjipti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›