Kur shefat jane te tmerrshem
Niku Dejli e Kerti jane tre miq tridhjetevjecare qe kane nje te perbashket te tre kane shefa te tmerrshem qe nuk i durojne dot. Niku punon ne nje kompani financiare duke mbledhur poshterime te jashtezakonshme dhe te vazhdueshme per te marre nje ngritje ne detyre te cilen ne fund ia rremben administratori i tij. Dejli eshte asistent higjenist i nje dentisteje erotomane e fiksuar nga ideja per te ngacmuar seksualisht vartesin e saj ndersa pacientet jane ulur ne karrige. Kerti eshte llogaritar i nje ndermarrjeje kimike qe adhuron shefin e tij te vjeter derisa nje dite ai vdes dhe ia beson presidencen djalit te tij nje njeri qe drogohet dhe qe e urren Kerti. Shefi i ri e shfrytezon ndermarrjen vetem per te organizuar festa te shfrenuara. Nje mbremje gjate nje bisede ne pab dhe pasi ishin zbrazur disa gota me pije tre miqve u erdhi nje ide perse te mos vrasin shefat e tyre Kjo eshte historia e komedise Horrible Bosses qe nis sonte projeksionet ne kinema Millennium. Komedia e cila fare lehtesisht ia ka dale te mbledhe nga arketimet mbi 113 milione dollare brenda nje kohe mjaft te shkurter eshte drejtuar nga regjisori i njohur i shume serialeve televizive Seth Gordon dhe ka per protagoniste aktore te njohur te ndare ne dy grupe shefa dhe vartes. Te paret interpretohen nga Jenifer Aniston Kevin Spacey dhe Colin Farrell ndersa vartesit jane Jason Bateman Charlie Day dhe Jason Sudeikis.
Pervec krizes ne boten e punes dhe papunesise ka edhe nje ane te tjeter te problemit qe eshte marredhenia mes punonjesve dhe shefave. Mbi kete aspekt eshte mbeshtetur komedia amerikane Horrible Bosses e cila reagon ndaj recesionit me te qeshura me ze te larte. Komedia shikon krizen jo aq per te hetuar ceshtje financiare me pasoja sociale sesa per te trajtuar mungesen e meritokracise pasojat e saj tek punonjesit qe shkojne drejt nje anarkie te shfrenuar.
Vrasja e shefit nuk eshte vetem endrra e nje punonjesi te zhgenjyer nga karriera profesionale qe I nenshtrohet mega-drejtoreve dhe super-presidenteve me disa mbiemra por edhe nje ide qe ben pjese ne kulturen popullore ku problemet e hierarkise ne pune jane te shumta. Madje eshte mjaft I perhapur opinion se per cdo punonjes se ndershem ka nje shef me shume te pandershem.
Pothuajse cdo njeri ka nje shef te tmerrshem ne nje pune te jetes se tij nje shef qe ia ka nxire jeten - thote regjisori Seth Gordon. - Te gjithe ne fantazojme sesa mire do te shkonin gjerat sikur shefi yne te mos ekzistonte fare. Kjo eshte nje histori per tre punonjes qe vendosin te bejne dicka por gjerat nuk shkojne sic e kane menduar ata - perfundon Gordon.
Gjate xhirimeve kuptuam se ka shume njerez qe I urrejne shefat e tyre aq sa do te donim te mos I kishin me - thote Jason Sudeikis qe luan ne rolin e Kertit. Gjithcka qe ndodh ne film sipas aktorit eshte ajo qe fantazojne te gjithe Niku Dejli dhe Kerti i hyjne shume rreziqeve dhe bejne shume gabime te cmendura. Nje pjese e mire e kritikes e kane vleresuar komedine per humorin strukturen e mire dhe argetimin qe ofron nga fillimi deri ne fund.