E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Ju jeni të parët”, sllogani ynë për fushatën

Kryeministri Berisha ka dhënë zbuluar disa detaje të fushatës elektorale të PD-së për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së kryeministri Berisha theksoi sllogani i fushatës do të jetë “Ju jeni të parët”.
 

Duke iu referuar edhe njëherë qëllimit të fushatës që është qytetari, kryeministri Berisha theksoi se ky sllogan buron nga shpirti i vetë programit të Partisë Demokratike.

Ai gjithashtu theksoi se fushata elektorale e PD-së do të ketë dy himne ku ekspertët po bëjnë përpjekje të shumta për të zgjedhur himnin më të bukur ndërkombëtar që ti përshtatet tërësisht shpirtit të programit atë për qytetarin.

Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar edhe akuzave të opozitës për konkursin e zhvilluar për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar theksoi se përzgjedhja e studios fituese ishte transparente. Sipas tij ishte juria ndërkombëtare ajo e cila ka përzgjedhur edhe studion austriake si fituese të konkursit.
 

“Me kërë projekt ne hedhim themelet e Tiranës së këtij shekulli, e Tiraës që do të jetë një nga qytetet më moderne të rajonit” theksoi Berisha.
 

Ndërkohë kryeministri Berisha bëri të ditur edhe emrin e stadiumit të ri kombëtar që nuk do të quhet më “Qemal Stafa” por stadiumi “Kuq e Zi” i cili do të inagurohet me rastin e 100- vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Berisha theksoi se ky është vetëm fillimi pasi projektet e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës do të kenë mbështetjen më të madhe të qeverisë në mënyrë që Tirana të kthehet në një simotër kulturore të kryeqyteteve të Europës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›