Zgjedhjet, kreu i BE-së në Tiranë Sequi takon Ramën

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Etore Seqiu ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Takimi mes kreu të opozitës dhe shefit të Bashkimit Europian është zhvilluar në selinë e PS-së ndërsa më herët kreu i opozitës është takuar edhe me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.
Takimi i ambasadorëve me shefin e opozitës bëhet në kohën kur PS-ja pritet të zyrtarizojë edhe listën me kandidaturat për bashkitë dhe komunat në zgjedhjet vendore të 8 majit.