Berisha KESH kredi per importin e energjise

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë njoftoi heqjen e
TVSH-së për cimenton dhe celikun që përdoret për ndërtimin e
hidrocentraleve.
"Jemi përpjekur të gjejmë stimuj më të përshtatshëm për të nxitur investimet", u shpreh Berisha.
Ndërkohë Kryeministri njoftoi se Qeveria ka autorizuar KESH-in të marrë 40 milionë euro kredi për importin e energjisë. Sipas Berishës, një pjesë e blerjes së energjisë të bëhet nga HEC-et e reja. "Blerja e energjisë është detyrim i CEZ, i cili nuk e ka përmbushur", u shpreh Berisha.
Duke folur për gazjellësin transadriatik, Berisha u shpreh se ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm balancën e pagesave.
Ndërsa një pikë tjetër e mbledhjes ishte edhe miratimi i ligjit për amnistinë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, nga i cili do të përfitojnë të dënuarit e veprave penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët.