Berisha: Katër vite me arritje të mëdha
Në mbledhjen e sotme, Berisha ka analizuar reformat e ndërmarra në çdo sektor, duke theksuar veçanërisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ndërkohë një tjetër vepër madhore e realizuar për gjatë këtij mandati qeveritar, sipas Berishës është rruga Durrës-Kukës. Edhe rritja e pagave dhe pensioneve, ishte një tjetër premtim i realizuar nga qeveria.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rialokimin e fondeve në buxhet. Sipas kryeministrit, një vendim i tillë merret për të mos lejuar falsifikimet në investime.
Duke folur për qeverinë e re, Berisha tha se kompozimi i kabinetit do të jetë kompleks, tashmë kur pranë PD-së është ofruar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohjen ndaj ministrave, disa prej të cilëve nuk do të jenë në poste që mbajtën në kabinetin që sapo u mbyll.