Policia e Vlorës: Biznesmeni Abazaj është vrarë dhe djegur, po punojmë për të gjetur autorët

Vlorë, 1 shtator NOA Lajm dhe fotot Update Drejtoria e Policisë së Vlorës konfirmoi mesditën e sotme zyrtarisht identitetin e kufomës së gjetur sot hert në mëngjes, në një fshat të Fierit duke pohuar se trupi i djegur, i përket biznesmenit të zhdukur prej disa ditësh, Genci Abazaj.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Vlorës, Saimir Koçiaj ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku bëri të ditur se është ngritur një grup hetimor i cili po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Policia ka marrë një informacion nga një telefonatë se një kufomë është gjetur në fshatin Dardzezë të rrethit të Fierit. Nga bashkëpunimi i ngushtë me policinë e Fierit dhe Prokurorinë, nga këqyrja e trupit dhe paraqitja për njohje nga ana e familjarëve, rezultoi se kufoma është e 39-vjeçarit Genci Abazaj", - deklaroi zëdhënësi i Policisë së Vlorës, Saimir Koçiaj.
Nga ana jonë po vazhdon puna intensivisht në bashkëpunimë me Drejtorinë e Krimeve të Rënda për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje përfundoi zëdhënësi.
Ndërkohë burimet policore thanë se janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se akne qenë dëshmitarë në momentin që është rrëmgbyer pranë pallatit të tij biznesmeni pak ditë më parë.
Deri më tani policia thotë se nuk ka zyrtarisht asnjë pistë kryesore si dhe asnjë person të shoqëruar si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit.
Një ditë më parë, familja e 39-vjeçarit Genc Abazaj në Vlorë, kërkoi ndihmën e medias dhe të policisë për gjetjen e njeriut të afërt të tyre.
Sipas familjarëve, të premten e kaluar 39-vjeçari ishte nisur siç kishte thënë, për në Elbasan por pas disa orësh asnjë kontakt nuk ishte më i mundur me të pasi dhe celulari i dilte i fikur.
I ndarë nga e shoqja me të cilën kishte dy fëmijë, Genc Abazaj jetonte më të shumtën e kohës në Itali, ku edhe kishte një firmë ndërtimi.
Para pak kohësh ai kishte ardhur në Vlorë për pushime duke qëndruar pranë të afërmve të tij dhe kishte marrë me vete edhe vajzën 9 vjeçe.
Vëllai i tij Albert Abazaj tregoi dje për mediat se ditën e premte Genci ishte nisur nga Uji i Ftohtë, ku ka shtëpinë në Vlorë dhe pas kësaj nuk ka pasur më lajme për të dhe as për personat me të cilët ka qenë.
Fakti që ai ka lënë makinën të parkuar para pallatit, si edhe nuk ka marrë me vete asnjë dokument, apo telefonat me numrat e Italisë, ka shtuar dyshimet tona, ka pohuar vëllai i viktimës.
Në këto kushte, familjarët kanë bërë denoncimin në polici duke dyshuar shumë për rrëmbimin në mister të Genci Abazajt.
/e.b/a.d/k.k/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")