Berisha Kater vitet e ardhshme do 3 te fishojme grantet per fermeret
Shqipëria rurale është e një rëndësie kapitale, pasi nuk do të mund të jetë vend i zhvilluar pa një fshat të zhvilluar, e bujqësi të zhvilluar.
Kështu u shpreh sot kreu i qeverisë gjatë bashkëbisedimit të tij me fermerët e serave në qytetin e Lushnjes.
Në fjalën e tij Kryeministri evidentoi si reformat e ndërmarra deri më tani ashtu dhe projektin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
“Kemi vendosur një paketë të re ligjore që heq çdo lloj tarife doganore për gjithçka ju duhet për prodhim bujqësor, makineri, kimikate, cdo lloj tatimi që rëndonte direkt apo indirekt mbi fermerin shqiptar. Katër vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermerët e Shqipërisë. Qëllimi kryesor, punësimi i qytetarëve shqiptarë. Subvencionimi i fermerëve rruga më e shkurtër dhe e sigurt e punësimit”, vlerësoi Berisha.
Njëkohësisht, në gjykimin e tij, gjatë kësaj periudhe bujqësia ka marë një hov zhvillimi që kurrë nuk e ka patur, ku janë punësuar së paku 100 mijë krahë pune.
“Katër vitet që vijnë të punësohen 130 mijë vetë dhe jo vetëm që do të trefishojmë subvencionet, por ashtu siç ndërtuam 10 km rrugë, do të ndërtojmë sistemin më modern të ujitjes”, deklaroi kreu i qeverisë.
Në këtë aspekt Kryeministri premtoi edhe ndërtimin e një sistemi modern vaditjeje, ku Lushnja do të jetë zonë pilot. Pritet të organizohet edhe funksionimi i distributorëve në mënyrë që prodhimi të orientohet shpejt për konsum të brendshëm dhe eksport.
Ndërkohë që një tjetër moment i këtij bashkëbisedimi ishte dhe subvencionimi i naftës, ku fermerët kërkuan jo më aplikimin e kësaj skeme, por subvencionim në sajë të prodhimit.
“Kemi kaluar gjithçka ne kompetence te kryetareve te komunave. Jemi te konceptit, territorin e ka qeveria vendore. Po bejme regjistrin dixhital te tokes brenda vitit. Ju falënderoj që shtroni problemin e bazimit tek prodhimi. Per ne masa e fundit qe kemi mare për heqjen e çdo lloj takse mbi makinerite dhe TVSH. Skema e bazuar mbi prodhimin është skema pa korrupsion më e afërt me të vërtetën dhe do ta vlerësojmë shumë këtë kërkesë jo të japim tollonat e fermeri të mos i shohë me sy”, u shpreh Berisha.