Komisioni i Ligjeve miratoi dekretet e Presidentit Nishani debate PS-PD
Komisioni i Ligjeve shqyrtoi sot dekretet e Presidentit Nishani për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gani Dizdarit dhe të Besnik Imeraj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Xhazair Zaganjorin si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Por diskutimi mbi këto dekrete është shoqëruar me debate mes anëtarëve të PS e atyre të PD, duke sjellë dhe bojkotin e opozitës në komision.
“Procesi i dekreteve është antikushtetues. Dekretet e Nishanit i mbivendosen atyre të Bamir Topit. Të shqyrtohen dekretet e vjetra, PS jo pjesë e këtij procesi”, u shpreh deputeti PS-së, Pandeli majko, përpara se opozita të bojkotojë punimet e komisionit.
Por sipas, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, largimi i opozitës është i çuditshëm dhe i pajustifikueshëm
“PS përbuz Kushtetutën dhe detyrën për shkak të vullnetit politik. Vendet në Gjykatë janë vakante dhe nuk ka lidhje me ato që deklaroi anëtari i PS, Majko. Oozita braktis mbledhjen e i Komisionit të Ligjeve pasi nuk do të votojë kandidatët për gjykatën”, vuri në dukje Rusmali.