E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kërkesa për hapjen e kutive bie ndesh me Kushtetutën

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike i pranishëm në mbledhjen e grupit të PD-së tha edhe një herë se kërkesa e kreut të PS-së Rama për hapjen e kutive bie ndesh me Kushtetutën. "Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesat për rinumërin të votave duke vlerësuar se kërkesat e dy komisionerëve të PS-së ishin të paligjshme", tha Berisha.
Ai tha se PS-ja ka konsumuar të gjitha rrugët e apelimit dhe tani kërkon që të krijohet një Gjykatë e Lartë për Kolegjin Zgjedhor, gjë që nuk mund të bëhet kurrë. Berisha tha se Rama vendosi bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›