Australi, policia kap hajdutin falë shushunjës
Drejtësia mund të vonojë, por nuk harron e nganjëherë ka nevojë për ndihmën e disa parazitëve krejt të pazakontë. Policia në Australi ka zgjidhur një rast grabitjeje të ndodhur 8 vjet më parë falë një shushunje. Në vitin 2001 Peter Alec Kenon në Karola u fut në shtëpinë e një të moshuare për të vjedhur. Bashkë me një mikun e tij ata e lidhën të moshuarën në një karrige, e rrahën dhe i vodhën 500 dollarë. Por para se të largoheshin, një shushunjë pickoi hajdutin duke i thithur gjakun. Hajduti u largua dhe policia nuk kishte gjurmë të tij, por gjakun e marrë nga shushunja, autoritetet e ruajtën duke e futur në rrjet për ta krahasuar më vonë. Rastësisht ose jo, hajduti 54-vjeçar u arrestua në vitin 2008 për mbajtje të lëndëve narkotike dhe iu nënshtrua analizave. Pas një kontrolli të rastësishëm të gjakut të tij u zbulua se Kenon ishte pikërisht hajduti që kërkohej. Për detektivin Mick Johnston kjo është pa dyshim mënyra më e çuditshme në botë për të kapur një keqbërës. E pra, nëse do të bëhej fjalë për një shushunjë, Peter Alek Kanon nga Australia nuk do të ishte në telashe tani.