Berisha Kerkoj bashkepunim jo hakmarrje ndaj opozites
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i beri te qarte Brukselit se kerkon bashkepunimin e opozites per realizimin e projektit integrues te vendit dhe jo hakmarrjen ndaj kundershtarit politik. Ne konferencen e organizuar nga Partite Popullore Evropiane ne Bruksel me teme integrimin e Ballkanit ne Bashkimin Evropian Kryeministri Sali Berisha u perqendrua tek procesi integrues i Shqiperise. Por ai foli gjithashtu me shqetesim per qendrimin e opozites ndaj zgjedhjeve te 28 qershorit. Kryeministri solli ne vemendje te kesaj konference se zgjedhjet u vleresuan nga OSBE/ODIHR-i si me te mirat qe ka pasur ndonjehere vendi se ato plotesuan shumicen e standardeve e se parregullsite nuk cenuan rezultatin.
Une jam vene perballe nje situate krejtesisht te vecante. Shqiperia zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare te cilat u cilesuan se permbushen pjesen me te madhe te standardeve themelore te OSBE-se. Nuk ka pasur asnje parregullsi dhe asnje prove per manipulim te rezultatit. Ka pasur disa probleme teknike ne procesin e numerimit por te cilat nuk kane ndikuar ne rezultatin perfundimtar. Shefi i opozites para zgjedhjeve perfshiu ne statutin e Partise se tij nje nen sipas te cilit ai do te largohej ne rast te humbjes se zgjedhjeve por pas zgjedhjeve pasi nuk mori rezultatin e deshiruar ai e ndryshoi kete nen ne statutin e Partise sipas te cilit kryetari nuk jepte doreheqjen. Por ky eshte nje rast i paprecedent u shpreh kryeministri. Sipas tij si fitues ne zgjedhje PD nuk ka treguar revansh ndaj opozites. Si fitues jemi treguar te hapur ndaj saj. Per kete arsye une kam pranuar gjithcka qe mund te pranohet dhe ju zoti Daul jeni deshmitar per kete dhe une ju vleresoj se keni bere gjithcka per kete vend tha Berisha.
Ne referimin e tij Kryeministri tha se mazhoranca i ka bere opozites te gjitha ofertat qe lejon ligji per te arritur ne nje kompromis e se per kete deshmitare jane vete deputetet e Parlamentit Evropian. Duke folur per voten e lire dhe garantimin e saj kreu i qeverise shqiptare garantoi se shqiptaret do te votojne ne cdo zgjedhje si cdo qytetar tjeter evropian. Por ai terhoqi vemendjen ne ate qe e quajti si mafia e votes duke thene se kjo eshte mafia me e rrezikshme e nje vendi.
Duke e nisur me nje urim per te gjithe per Kurban Bajramin per te gjithe besimtaret myslimane shqiptare Kryeministri Sali Berisha ne konferencen e perbashket deklaroi se ashtu sikunder Shqiperia eshte vendi unik ne bote qe frymezon cdo dite e promovon si rrallekush harmonine nderfetare sfidat e integrimit per Ballkanin Perendimor jane sfidat e arritjeve dhe reformave te merituara. Kryeministri Berisha duke u fokusuar ne situaten politike ne Shqiperi dhe mosarritjen e kompromisit politik me opoziten i falenderoi eurodeputetet e PPE-ve duke theksuar Dua tju falenderoj per te gjitha perpjekjet qe keni bere per te zgjidhur problemet e krijuara per shkak te pretendimeve te opozites dhe sic e dini une kam bere gjithcka per tua permbushur por pa shkelur ne Kushtetute. Kam bere shume leshime - tha Kryeministri - por kam hasur nje situate te pakuptimte dhe kundershtuese. Kryeministri Berisha deklaroi sakaq se ne zgjedhjet e kaluara nuk pati asnje manipulim te rezultatit gje qe sipas tij u konkludua edhe nga OSBE/ODIHR-i. Gjithsesi pavaresisht pretendimit te socialisteve qe kundershtuan zgjedhjet une nuk jam hakmarres kam bere leshime e per to ju jeni deshmitare - tha Kryeministri.
Ju duhet te jeni te sigurt qe kur shqiptaret te shkojne per te votuar ne zgjedhjet e ardhshme te majit qeveria do te beje te pamunduren qe ata te votojne si te gjithe qytetaret e Evropes - premtoi Kryeministri duke garantuar se e kunderta e ketij premtimi do te ishte gabim i madh per qeverisjen e tij. Ballkani Perendimor eshte nje rajon antik por qe po nderton ide te reja per Evropen ndaj edhe kombi im sheh tek procesi i integrimit nje proces qe dikush duhet ta meritoje permes arritjeve dhe reformave - tha Kryeministri. Ai nenvizoi Vendet e BE-se kane treguar solidaritet me vendin tim por nga ana tjeter ka qene nje situate e pamundur pasi diktatura na ka mbajtur te izoluar dhe peng te se ardhmes por ne kemi arritur ne nje moment te rendesishem ku funksionon ligji ekonomia e tregut dhe eshte kjo ekonomi nje nga ato qe ia doli te kalonte pertej krizes ekonomike - theksoi kreu i qeverise nga Brukseli.
Pack akuza PS-se I turpshem bllokimi i procesit te integrimit
Palet politike duhet te ulen ne tryeze te perbashket per zgjidhjen e situates politike ne vend ndonese opozita mbetet fajtore pasi nuk shkon ne Parlament duke mos votuar ne te njejten kohe ligjet. Kjo ishte kerkesa e europarlamentares gjermane Doris Pack ndersa kritikoi Partine Socialiste si iniciatore te protestave te vazhdueshme duke krijuar veshtiresi per qeverine dhe kjo per Pack eshte e turpshme. Nje fakt te tille europarlamentarja Doris Pack e theksoi gjate konferences qe po mbahet ne Bruksel me temen Ballkani ne zemer te Evropes iniciuar nga Partite Popullore Evropiane ku eshte i pranishem edhe Kryeministri Sali Berisha. Me tej Doris Pack permendi edhe lajmin e liberalizimit te vizave per Shqiperine duke e cilesuar ate si mjaft pozitiv per vendin tone. Javes qe shkoi ishte lajmi i mire per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Jam e lumtur qe Shqiperia ia doli pas kesaj kohe kaq te gjate. Shpresoj qe edhe per Kosoven te nise ky proces. Situata ne Shqiperi eshte e veshtire. Prej nje viti e gjysme opozita nuk shkon ne Parlament edhe kur jane nuk votojne bejne demonstrata duke krijuar veshtiresi per qeverine. Kjo eshte e turpshme. Qeveria po punon mire. Te dyja palet duhet te ulen ne tryeze por per mendimin tim njera pale ka me shume faj dhe ketu i referohem opozites - theksoi znj. Pack.