Vizat Basha takon operatoret turistike
Ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate nje takimi me perfaqesues te agjencive te udhetimit dhe operatoret turistike kerkoi prej tyre bashkepunim te ngushte me autoritetet policore per te garantuar nje proces sa me normal te levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen.
Basha tha se do te jene operatoret turistike qe do te perballen me fluksin e qytetareve qe do te udhetojne ne zonen Shengen. Autoritetet policore tha Basha do te vene ne dispozicion te agjecive turistike numra telefonik per informacione dhe sqarime te nevojshme qe kane te bejne me levizjen e lire te qytetareve shqiptare.
Kerkohet bashkepunimi juaj ne radhe te pare si qytetare te ketij vendi ne radhe te dyte si nje nga deget e ekonomise qe do te kete perfitimet me te prekshme si rezultat i kesaj lirie te mohuar dhe tashme te fituar- perfundoi Ministri Basha.