E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosto e madhe per te jetuar paster

Per te mbrojtur mjedisin dhe per te arritur standardet europiane ne fushen e menaxhimit te mbetjeve dhe trajtimit te ujerave kerkohen miliona euro.

Zevendesministri i Mjedisit ka theksuar se paketa ligjore per menaxhimin e mbetjeve eshte gati por per zbatimin e saj kerkohen 200 milion euro ndersa kostoja operative eshte 50 mije euro ne vit.

Shuma te medha parash kerkohen edhe per trajtimin e ujerave. Sipas Ministrise se Mjedisit kostoja totale per trajtimin e ujrave dhe ndertimin e impianteve eshte 5.4 milione euro dhe kostoja vjetore llogaritet te shkoje ne 524 mije euro. Gjetja e ketyre fondeve per te zbatuar strategjite dhe programet e Ministrise se Mjedisit lidhur me mbetjet dhe ujerat mbetet nje sfide pasi buxheti i shtetit nuk mund ta perballoje kete kosto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›