E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Këtë vit nis rruga e re me tunel Elbasan- Tiranë

I pranishëm në inaugurimin e shkollës së re 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”, Berisha bëri të ditur se "projekti për autostradën Tiranë- Elbasan ka përfunduar".“Informoj se qeveria gjatë këtij viti nis ndërtimin e kësaj rruge”, tha kryeministri duke shtuar se “ky projekt jo vetëm shkurton me tunelin e tij në mënyrë të ndjeshme distancën Elbasan –Tiranë, por shkurton ndjeshëm edhe  distancën Korçë -Tiranë, Berat - Tiranë dhe Tepelenë - Tiranë”.Kryeministri Berisha  nënvizoi se “autostrada Tiranë -Elbasan, do të jetë pas rrugës së Arbrit, një nga projektet më madhore të qeverisë gjatë këtyre katër viteve". Kryeministri Berisha shtoi se “jemi të vendosur që Shqipëria e vitit 2013 të jetë një Shqipëri krejt tjetër ku shqiptarët të lëvizin në të katër anët të vendit në një kohë më të shkurtër për të kapur kryeqytetin e tyre”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›