Berisha: Kjo është kohë beteje dhe kushtrimi

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në 35-vjetorin e grevës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se vendi ndodhet në një moment të vështirë, të cilin e cilësoi si “kohë beteje dhe kushtrimi”.
“Kjo është kohë beteje dhe kushtrimi. Kjo betejë është e vështirë, por është absolutisht e fitueshme”, u shpreh Berisha në fjalën e mbajtur me k♪7të rast.
Ai vlerësoi rolin e sindikatave në ngjarjet e vitit 1990, duke theksuar se qëndresa e tyre kontribuoi në ndryshimet historike dhe në vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.
Berisha u ndal gjithashtu te çështjet aktuale sociale dhe ekonomike, duke përmendur emigracionin, situatën demografike dhe nivelin e pensioneve, të cilat sipas tij mbeten problematike.
“Sot jemi në kushte shkatërrimi kombëtar në rrafshin demografik si kurrë më parë.
Sot kombi ynë ka atë numër lindjesh që kishte 100 vite më parë. Sot nuk ka krah pune sepse ikin. Të tjerë vijnë dhe Shqipëria është shndërruar në një trampolinë, nga të gjitha kontinentet vijnë punojnë dy-tre muaj dhe ikin në Evropë. Tallet me pensionistët.
“Ka një ligj që e detyron qeverinë të indeksojë pensionet. Jo, nuk e zbaton kurrë. Ka gjetur bonuset e turpshme, në një kohë kur kostoja e jetesës nga viti 2022 gjer sot është rritur 60 përqind. Pensionistët herën e fundit morën bonusin për dy kile domate, 8 euro. Cinizëm, pashpirtësi. Kohë kushtrimi. Kohë e cila fton çdo shqiptar të ngrihemi, të vazhdojmë të pamposhtur këtë betejë”, tha kryetari i PD-së.
Berisha theksoi se beteja politike dhe qytetare do të vijojë, duke shtuar se “kjo sfidë është e vështirë, por e fitueshme”.
/e.xh/a.f/