E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Koalicioni me LSI i shërben integrimit

 Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, Kryeministri Berisha u ndal te marrëveshja për bashkëqeverisje me LSI-në një koalicion pas zgjedhor që, sipas tij, "është firmosur nga sovrani".

 "Në këtë koalicion do të gjejë veten spektri më i gjerë i qytetarëve shqiptarë. Kjo forcë politike ka në mënyrë të padiskutueshme njerëz të aftë, me eksperiencë të dobishme për vendin, ndërsa programet tona janë plotësisht të përputhshme dhe kemi si qëllim kryesor integrimin", tha Kryeministri Berisha. Në përfundim, Kreu i Qeverisë informoi se së shpejti do t'i paraqesë qytetarëve shqiptarë kabinetin e ri qeverisës.

"Unë kam krijuar disa kabinete gjatë karrierës politike, por kësaj here e kam më të vështirë përzgjedhjen se kurrë ndonjëherë tjetër, pasi asnjëherë nuk kam patur përpara personalitete kaq të shumta, të cilët meritojnë plotësisht të ulen në karrigen e ministrit", tha Kryeministri Berisha, duke kërkuar mirëkuptimin e deputetëve të grupit të tij parlamentar.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›