E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi zhvillon seancën e parë, socialistët bojkotojnë

“Uroj edhe deputetët e rinj në këtë sallë që të dëshmojnë me punën e tyre devotshmërinë në përmbushjen e aspiratave tona të përbashkëta”, u shpreh Beja. Ai risolli në memorie legjislaturën e fundit, duke theksuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Partia Demokratike në këtë legjislaturë përfaqësohet nga 68 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim nga 4 deputetë, PR, PBDNJ dhe PDI përfaqësohen me nga një deputet, ndërkohë që Partia Socialiste përfaqësohet me 65 deputetë.

Socialistët ashtu sikurse kishin paralajmëruar nuk ndodhen në sallën e kuvendit, duke bojkotuar punimet deri në gjetjen e mirëkuptimit për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sot pritet të bëhet betimi I deputetëve të rinj, pasi komisioni për verifikimin e mandateve të ketë përfunduar me procedurat. Nuk dihet ende nëse në seancën e sotme do të jenë të pranishëm deputetët e Partisë Socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›