E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: PBDNJ nuk do të jetë pjesë e qeverisë

Kryetari i kësaj partie Vangjel Dule, ka sqaruar sot për mediat vendimin, sipas të cilit partia e tij u shkëput nga Partia Demokratike për arsye konkrete. “Nuk janë eklipsuar arsyet pse jemi larguar nga koalicioni dhe nuk ka vend për të rishqyrtuar këtë vendim”, tha Dule gjatë një konference për mediat.

Kreu i partisë minoritare tha se zgjedhjet nuk ishin sipas standardeve të vendi anëtar të NATO-s, ndërsa ka theksuar se partia e tij nuk do të merrte pjesë në ato zgjedhje që nuk do të administroheshin nga komisionerë jo partiakë.

“PBDNJ konkludoi se nuk mund dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë ballafaqim të ardhshëm zgjedhor, qoftë për pushtetin vendor apo atë politik, nëse zgjedhjet nuk administrohen nga komisione të të gjitha niveleve jo partiake”, u shpreh Dule.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›