Berisha Koha per ndertimin e parlamentit te ri

Mblidhet ne kryesine e kuvendit Komiteti Shteteror ku po diskutohet per ndertimin e parlamentit te ri.
Ne kete takim eshte i pranishem kryesocialisti njekohesisht kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama dhe kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se tani eshte koha per ndertimin e godines se re sepse ambientet aktuale te parlamentit jane te shperndara ne vende te ndryshme.
Nuk do te shpenzojme asnje qindarke me teper nga projekti qe u caktua me pare per ndertimin e parlamentit ne kryesine e kuvendit. Parlamenti do te kete ndertesen me moderne te vendit tha Berisha.
Sipas tij piramida qe eshte zgjedhur vendi per ndertimin e parlamentit te ri duhet te shkaterrohet sepse eshte mauzeloumi i diktatorit me mizor me te barbar te te gjitha koherave.