Vlore tentojne te vjedhin argjendarine
Dy persona kane tentuar dje ne mbremje qe te vjedhin me ane te grabitjes nje argjendari ne qender te qytetit bregdetar te Vlores.
Ne nje nga argjendarite e Vlores dy persona te cilet kane qene me nje motor kane ndaluar perpara argjendarise dhe kane kercenuar punonjesit per te marre cfare kishte ne banak.
Vellai i pronarit te lokalit ka nderhyre per te penguar grabitjen por shpejt ka nisur nje perleshje dhe dy grabitesit te cilet qelluan me pistolete dhe plagosen ne kembe shtetasin Redian Hasanaj 23 vjec.
Policia nisi kerkimin e tyre duke marre edhe shenjat e lena nga grabitesit ne vendin e ngjarjes. Ata ishin veshur me rroba te zeza dhe me maska ne koke per te mos u njohur por sipas policise ka mjaft gjurme qe shpejt do cojne ne zbulimin e autoreve.