E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kokëdhima kryetari i Ramës, kandidimi i tij në Vlorë i pafalshëm

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka qënë sot i pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve për impiantin e ujërave të ndotura në Orikum të Vlorës.

Nga Orikumi Berisha nuk ka kursyer komentet në lidhje me kandidimin e kreut të PS-së, Edi Rama në qytetin e Vlorës. Sipas tij, meqë Rama e ka selinë në Tiranë, duhet të kandidonte atje.

“Kryetari ka selinë në Tiranë, duhej të kandidonte në Tiranë, por unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të PS”, tha ai.

Berisha më tej ironizoi edhe kandidatin e tretë në listat e PS-së, Koço Kokëdhima, duke thënë se vendosja e tij në listën e Vlorës është e pafalshmë.

“Në Vlorë nuk erdhi Rama, erdhi Koçua. Një gjë iu them, t'ju sjellë Koçon është e pafalshme”, tha Berisha.

Sipas tij, “Koçua njihet si njeriu që fitonte çdo tender rruge. Shkollave të Koços, u prishej tavani. Koçua i detyrohet Bashkisë së Tiranës miliona euro”, tha më tej Berisha.

Berisha shtoi më tej se në Himarë për Koço Kokëdhimën këndohet një këngë që thotë: “Kush t’i lidhi sytë, Koçua ynë”. Sipas tij kjo këngë i këndohet ngaqë i ka zënë sytë Himarës me pallate.

Më tej Berisha nënvizoi se, Kokëdhima është kryetari i zotit Rama.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Alternativa e PS ‘re e zezë’ në qiellin e biznesit shqiptar dhe për statusin VIDEO: Berisha në Orikum: Kokëdhima kryetari i Ramës, kandidimi i tij në Vlorë i pafalshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›