E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: BE-ja e hapur për integrimin e Ballkanit, por duhen përpjekje

fyleBruksel- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, deklaroi se perspektiva e integrimit Evropian mbetet e hapur për të gjitha vendet në rajon, por kjo sipas tij kërkon përcaktim dhe përpjekje të vërteta.

Sipas zgjencisë së lajmeve INA, në një deklaratë për Ditën e Evropës, Fyle kërkoi që liderët të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë evropiane.

Sot është një ditë e rëndësishme për Evropën, momenti tia rikujtojmë vetes se çfarë është projekti Evropian dhe se çfarë duhet bërë që të jemi pjesë e tij. Para më shumë se 60 vitesh Robert Schuman e shprehu vizionin e tij për një Union sa më të afërt të kombeve evropiane. Ne ende edhe sot jemi duke e shtyrë përpara këtë ide. Kroacia së shpejti do të bëhet anëtari i 28-të dhe dhoma e pritjes për Ballkanin Perëndimor ende është shumë nga të qenit e zbrazët. Kjo tregon se vizioni i Shumanit vazhdon të inspirojë dhe fuqizojë stabilitetin dhe progresin e Evropës,- thekson ai.

Sipas tij, hyrja e Kroacisë i shton një vrull zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo dërgon një sinjal të fuqishëm për tërë rajonin se çfarë mund të arrihet nëse i bëni përpjekjet e domosdoshme, raporton INA.

Rezultate inkurajuese ka edhe në disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor: Serbia dhe Kosova kohët e fundit kanë arritur një marrëveshje historike, ndërsa Mali i Zi është duke ecur përpara në procesin e aderimit.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një perspektivë reale-por vetëm për ata që me të vërtetë janë të interesuar të përqafojnë parimet e Bashkimit Evropian. Kjo është rruga përpara për tërë rajonin. Integrimi Evropian ka të bëjë me ndërtimin e një të ardhme Evropiane të përbashkët, më të qëndrueshme dhe më të begatë. Kjo është ajo që qytetarët anembanë Ballkanit Perëndimor e meritojnë. Dhe unë ju dëshirojë juve dhe vendeve tuaja gjithë të mirat në këto përpjekje Evropiane,- deklaroi Fyle

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›