Dorëhiqet diplomati Ceka: Incidenti, sirenë alarmi për sistemin e vlerave
Tiranë- Egin Ceka ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme si diplomat shqiptar në Austri, pas incidentit me kreun e PS-së Edi Rama në një aktivitet të datës 24 prill.
Jam i lirë dhe i pavarurKatër vite e gjysmë punë si diplomatJap dorëheqjen time të parevokeushme nga detyra e shërbimit publik shqiptar. Jam i kënaqur që kam punuar për MPJ-në, por e shoh të pakuptimtë në shërbim të interesit publik se një pjesë e publikut ka standarte të papraanueshme për të vlerësuar standartet e një diplomati,-tha Ceka. Duke dhënë versionin e tij në Komisionin Hetimor ku merrnin pjesë vetëm deputetët e mazhorancës mbi incidentin, Ceka tha se e ka mbrojtur zotin Rama nga ligji austriak pasi siç pretendon ai ky i fundit e ka dhunuar. E vetmja fjalë e rëndë që i kam thënë është plehrë. Si fjalën e rëndë të drejtuar ndaj tij. Përsëriti disa herë shprehjen provokator. Rama ka pasur me vete një kameraman që ka filmuar në pjesën më të madhe e ndoshta edhe gjatë incidentit, i kërkoj komisionit deponimin e plotë. Egin Ceka tha se sapo Rama mori vesh se ishte i biri i ambasadorit tonë në Romë Neritan Ceka iu drejtua. Pse i biri i Neritanit je ti? Si i ati dhe i biri. Nuk e pashë tja kthej në të njëjtën monedhë.
Është dëmtuar imazhi i Shqipërisë në Austri në çfarëdo kuptimi. Ska denjuar të prononcohet për një gazeta më prestigjoze austriake. Rama sështë prononcuar personalisht për këtë çështje as në mediat shqiptare. Sirenë alarmi për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e shteti 100-vjeçar shqiptar. Edhe Shqipëria të reflektojë për sistemin e vlerave të saj. Diplomacia e shtetit shqiptar smeriton të drejtohet nga një person që ska as vetëkonroll. Rilidnja sështë ajo që të humbësh kontrollin në një pyetje që stë pëlqën, por ti japësh përgjigje kujtdo e kudo në mënyrë të drejtpërdrejtë,-tha Ceka duke shtuar se ka reaguar vetëm verbalisht ndaj reagimit të zotit Rama.
Ceka dha detaje mbi ndodhinë në Vienë: I jam afruar zoti Rama pasi bashkëbiseduesit mbaruan së foluri me të, jam prezantuar me emër e mbiemër dhe i thashë se është i padrejtë mendimi i tij për një diplomaci tërësisht të politizuar duke thënë se emri im është përmendur disa herë në media pa rekordin se kush ky njeri që i përmendet emri. Ky ishte momenti i parë i irritimit. Skishte ndërmend të argumentonte…më komandoi me tone arrogante që të dilja jashtë nga ambienti. I thashë skam arsye pse të dal nga ky ambient mëse familjar për mua. Ky ka qenë momenti kur kam marrë një përgjigje të pakëndshmeFatmir Velaj fushatë përbaltje për mua. Në aktivitet kam vajtur privatisht. Por është e vështirë të ndash jetën private të një diplomati me jetën sociale. Kam detyrim moral ta ndjek,-tha Ceka.
Ceka tha: Mendoj se një foto e tij në profil e lënia e gishtërinjvë në policinë austriake nuk i shërben vendit. Çdo politikan perendimor do të ishte prononcuar personalisht para publikut duke dhënë deri dorëheqjen,-tha Egin Ceka.
Ambasadori ynë në Vienë, Vili Minarolli i cili dëshmoi në Komision tha se Ceka iu afrua miqësisht zoti Rama dhe në aktivitet ishte në rolin e dëgjuesit. Rama nuk duhej të humbte qetësinë,-tha Minarolli.
Lajm në përditësim…