E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Komision për 100-vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë ngritjen e një komisioni të veçantë për 100-vjetorin e Pavarësisë. Berisha tha se 100-vjetori i Pavarësisë përbën festën më të madhe për kombin. "Shqipëria shkon në 100 -vjetorin e Pavarësisë si anëtare e NATO-s, kandidate për në BE dhe me liberalizimit të vizave", tha ai.
Kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e një komisioni shumëpërfshirës , të faktorëve më të rëndësishëm të kombit në Shqipëri e jashtë saj, të qeverisë qendrore e vendore, i cili duhet të fillojë nga puna sa më shpejt. " Komisioni do kryesohet nga kryeministri dhe duhet të fillojmë punën që Shqipëria të takohet në 100 vjetorin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme", shtoi ai.
Në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se sot Shqipëria ka një arsim të lartë tjetër dhe se dis ndryshime në ligjin për arsimin e lartë e çojnë edhe më përpara atë. "Përcaktimet e reja ligjore synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësorë të reformës në arsimin e lartë. Kristalizohet sistemi Bachelor. Po ashtu vendoset edhe masteri i shkencës dhe profesionit ", shtoi ai.
Berisha ka kërkuar edhe gjetjen e një fjalë shqip për sistemin "Bachelor".
Kryeministri theksoi se çështja e teksteve është shumë problematike, ndaj duhet bërë përkthim i teksteve. "Të përkthejmë tekstet. është një garë botërore akademike për tekstet. Në këtë garë duhet të përkthehen vetëm ato të vlejnë", saktësoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›