E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Marrja e eurobondit do i japë frymëmarrje ekonomisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se aktiviteti ekonomik është kontraktuar ndërsa investimet private janë tkurrur. "Aktiviteti ekonomik është kontraktuar në 3-mujorin e fundit të 2009-ës. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.8% gjatë tremujorit të fundit. është regjistruar tkurrrje e ivestimeve private ", u shpreh ai.

Në një konferencë për shtyp, Fullani tha se BSH do mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25% . "Rënia e remitancave, tkrurrja e kredisë konsumatore, rritja e papunësisë ka ndikuar një ecuri të ngadaltë në 3 mujorin e vitit që kaluam", shpjegoi ai.
Fullani theksoi se inflacioni në muajim mars ishte 3.9% ndërsa gjatë 2009-ës ekonomia u rrit me 3.3%. . "Rritja e inflacionit në muajt e parë të vitit është kushtëzuar nga faktorë të ofertës. Veç rritjes së energjisë, rritja e çmimeve të lëndëve të para në botë kanë ushtruar presion në rritjen e inflacionit", theksoi ai. Sipas Fullanit, kërkesa për kredi mbetet u ulët.
Guvernatori deklaroi gjithashtu se marrja e eurobondit do i japë frymëmarrje ekonomisë shqiptare. " Me marrjen e eurobondit Shqipëria do jetë 24 orë e monitoruar nga tregu ndërkombëtar dhe përgjegjësia e autoriteteve shqiptare do jetë e madhe", tha ai.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se kriza ekonomike në Greqi nuk ka ndikuar sistemin bankar shqiptar. Sipas tij në Shqipëri ka besueshmëri të bankave greke. "Sistemi bankar shqiptar është sistem i veçantë. Bankat greke bëjnë pjesë në të, por kontrollohen nga BSH. Niveli i treguesve të këtyre bankave, të kapitalit, likuditetit është më i mirë se niveli standard evropian dhe më i mirë se treguesit e bankave në Greqi. Bankat në Shqipëri gëzojnë aktivitet normal dhe karakterizohen nga rritje të depozitave pra ka kredibilitet", shtoi Fullani.
Sipas Guvernatorit ekonomia botërore po përmirësohet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›