E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne nentor deficiti arriti 275 milione USD

Luhatja e nivelit te deficitit tregtar per nentorin ka kaluar ne kahun negativ pasi ky i fundit u rrit me 2 per qind krahasuar me muajin paraardhes. Referuar statistikave te INSTAT-it per muajin qe kaloi ne vlere monetare deficiti shenoi nivelin 27.5 miliarde leke. Por gjithsesi situata eshte me pozitive nese e krahasojme me te njejten periudhe te nje viti me pare ku deficiti shenoi nje ulje me 2.4 per qind. Ne nentor 2010 u eksportuan 142 miliarde leke mallra me ulje 1.5 per qind ne krahasim me tetorin e 2010-s dhe rritje me 48.7 per qind ne krahasim me nentorin e 2009-s. U importuan 417 miliarde leke mallra me rritje 0.7 per qind ne krahasim me tetorin e 2010-s dhe rritje 10.6 per qind ne krahasim me nentorin e 2009-s thuhet ne raportin e INSTAT-it. Pergjithesisht vihet re nje rritje e eksporteve per ushqimet pijet dhe duhanin te cilat u rriten me 22.7 per qind. Per nentorin tregtia e jashtme e vendit tone vijoi te mbetet besnike e shkembimit me vendet e BE-se me nje perqindje 66.3 per qind te totalit kurse partneret kryesore tregtare mbeten fqinjet si Italia dhe Greqia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›