E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Doda: LSI te terhiqet edhe nga KQZ Rozeta Rapushi

Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, tha dje se do te ishte e udhes, qe pas terheqjes se LSI nga cdo nivel perfaqesimi zyrtar, te dorehiqet edhe anetari i kesaj force politike ne KQZ. Kjo pasi rezulton qe opozita te kete shumicen ne KQZ. Nderkohe qe Partia Republikane, dorezoi ne KQZ kerkesen per te pasur te drejten e nje anetari ne komisione, pas daljes se LSI ne opozites.

REAGIMI

Per deputeten e PD, Mesila Doda, perberja e KQZ-se dhe Komisioneve Zonale te Administrates Zgjedhore (KZAZ) po shkakton probleme. Madje duke folur edhe per anetarin e LSI-se ne KQZ, Doda tha se edhe ai duhet te terhiqet pas terheqjes se LSI-se nga koalicioni me Partine Demokratike. “Kjo puna e KQZ dhe KZAZ me duket se po trashet dhe po shkon jashte cdo logjike. Nese zgjedhjet paraqiten me probleme, do duhet t’i kerkohet llogari opozites per standardet. Tani eshte opozita ne mazhorance ne KQZ dhe mesa duket po kerkon te kete dhe shumice absolute ne disa KZAZ. Ky duhet te jete nje rast “sui generis”, ku opozita eshte pergjegjese per mbarevajtjen administrative te zgjedhjeve”, - shkruan Doda ne faqen e saj zyrtare ne rrjetin social “Facebook”. Sipas saj, meqenese zyrtaret politike te LSI u terhoqen nga cdo nivel perfaqesimi zyrtar, “a nuk do ishte e udhes te jepte doreheqjen edhe perfaqesuesi i KQZ, ne respekt te perfundimit te kontrates me PD???”, - vijon Doda.

KERKESA

Partia Republikane dorezon ne Komisionin Qendror Zgjedhor, kerkesen per te pasur te drejten e nje anetari ne komisione, pas daljes se Levizjes Socialiste per Integrim (LSI) ne opozite. Nenkryetari i Partise Republikane, Arjan Madhi, tha dje me daljen e LSI-se nga koalicioni me PD, republikanet jane forca e dyte me e madhe ne koalicionin mazhoritar. Ndaj bazuar ne ligj, kesaj force politike, u takon komisioneri ne komisionet zgjedhore ne zgjedhjet parlamentare. Madhi u shpreh se pesha e PR-se eshte e konfirmuar dhe legjitimi, pasi ka 32 mije vota dhe ne vitin 2009 ka fituar nje mandat, nderkohe kerkon qe KQZ te zbatoje ligjin ne menyre qe te mos krijoje mundesine e hamendesimeve per njeanshmeri. “Partia Republikane peshen e saj politike e ka te konfirmuar dhe legjitime, pasi perfaqesohet me nje mandat ne Kuvend dhe ka 32 mije vota te fituara ne vitin 2009. Kodi Zgjedhor percakton vendin e partive ne bazen e mandateve dhe niset nga numri i votave qe ka fituar. Ne renditemi si forca e dyte mazhoritare”, - u shpreh numri dy i PR.

Rama: Balancat ne KQZ, zgjidhja ne Kushtetute

“Zgjidhja e balancave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, eshte e percaktuar ne Kodin Zgjedhor dhe ne Kushtetute”. Keshtu u shpreh dje Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, ne lidhej me paqartesite per problemet qe mund te sjelle ne administraten zgjedhore ikja e kesaj partie nga koalicioni qeverises dhe kalimi ne opozite. Sipas Rames, ky eshte nje problem ligjor, kushtetues dhe LSI do t’i qendroje asaj fryme te artikuluar edhe ne raport me te gjithe zhvillimet politike ne vend edhe nga Kryeministri Berisha, qe Kushtetuta i ka parashikuar te gjitha ceshtjet drejt dhe ne perputhje me Kushtetuten, me Kodin Zgjedhor dhe me te gjitha aktet qe normojne te gjithe veprimtarine e KQZ-se apo te gjitha trupave zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›