Berisha: Kontrabandisti Nard Koka pagëzoi aleancën PS- LSI. Koka: Berisha është bërë si Ver Llapa
Që pas deklarimit të aleancës së re mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryeministri Sali Berisha e ka përmendur shpesh emrin e Nard Kokës, duke theksuar se ai e ka krijuar këtë aleancë.
Në Berat ai tha se Edi Ramës dhe Ilir Metës do ua ngelë në fyt ngjalat e Nard Kokës.
Kurse sot në Gjirokastër ai tha se koalicioni mes PS dhe LSI është pagëzuar nga një kontrabandist si Nard Koka.
Ky i fundit, në një deklaratë për A1Report, tha se Berisha është bërë si Ver Llapa.
Berisha ka frikë të dalë në debat me Ramën, le të dalë me mua, nuk ia kam frikën Berishës se është bërë si Ver Llapa, tha Koka./ep