E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani shpërblen Tom Ndrecën, e çon në Gjykatën e Lartë

350px-Tom_NdrecaPresidenti Bujar Nishani ka dekretuar dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Nishani ka propozuar për dy postet emrat e Admir Thanzës dhe Tom Ndrecës.

Thanza ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish- anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Atij i ka mbaruar mandati në Gjykatën Kushtetuese.

Kurse Ndreca vjen nga Gjykata e Apelit dhe është një person i kontestuar nga opozita pas vendimeve të dhëna gjatë apelimeve në Kolegjin Zgjedhor të votimeve në Tiranë në zgjedhjet lokale./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›