E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Manipulimi i Podesta Gropu, skandaloz

gjoniLSI ka reaguar në lidhje me manipulimin e deklaratës së Jonathan Moor nga ana e kompanisë lobuese të qeverisë, Podesta Group. Anëtari i LSI-së, Ralf Gjoni, duke folur në një konferencë shtypi, ka thënë se manipulimi skandaloz nuk mund të pengojë të vërtetën e situatës reale. Ai është shprehur se LSI do të komunikojë me SHBA-të për këtë çështje.

Kjo kompani punon në të kundërt të interesave shqiptare. Ne si LSI do të marrin të gjitha hapat ligjorë për të komunikuar me SHBA për të vënë në dukje këtë fakt. Kjo që ka ndodhur me manipulimin e Podesta është skandaloze. Përse kompania e lobimit nuk mori parasysh të shpërndante deklaratën e ambasadës për përplasjen me SHBA, pse nuk shfaqi shqetësimin e Brukselit për pasojat që ka  votimi në Parlament në besueshmërinë e procesit zgjedhor, tha Gjoni në një deklaratë për shtyp./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›