E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kosova shkon drejt BE si nje shtet i Pavarur

Kryeministri Berisha vlereson marreveshjen e arritur ne Bruksel ndermjet Kosoves dhe Serbise si nje akt te nje rendesie te vecante qe ben te mundur perfaqesimin e Kosoves ne procesin e integrimit rajonal dhe Europian si shtet dhe vend i pavarur.

Kjo marreveshje eshte shume e rendesishme jo vetem per normalizimin e marredhenieve bilaterale Kosove ndash Serbi por edhe per bashkepunimin paqen dhe stabilitetin rajonal.

Vertet marreveshja parashikon perdorimin e nje fusnote si nje kompromis ndermjet paleve por pranimi i saj nga pala serbe eshte pranimi de facto dhe de jure i Kosoves si shtet dhe vend i pavarur.

E verteta e pakundershtueshme eshte se pas 17 shkurtit te vitit 2008 domethene pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe njohjes se Kosoves si shtet i pavarur nga SHBA Franca Britania Gjermania Italia Japonia dhe mbi 90 e vendeve te lira te botes dhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Hages Rezoluta 1244 e OKB-se eshte thjesht nje relike ne arkiven e nje kohe qe nuk kthehet kurre me nje leter e vdekur qe nuk i besojne as ata qe e citojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›