E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Marreveshja cel negociatat pe Stabilizim-Asociimin

Kryetari i PS Edi Rama vlereson marreveshjen e arritur sot me ndermjetesimin e Bashkimit Europian ndermjet Kosoves dhe Serbise ne lidhje me bashkepunimin rajonal dhe zbatimin e detyrimeve qe burojne nga menaxhimi i integruar i kufijve ne pikat e kalimit kufitar si nje hap te rendesishem qe mundeson perfaqesimin e Kosoves si shtet sovran dhe i pavarur ne procesin e integrimit Europian dhe nismave rajonale.

Marreveshja e sotme ndihmon gjithashtu perspektiven europiane dhe stabilitetin demokratik te te gjithe rajonit te Ballkanit Perendimor.

Marreveshja mundeson celjen negociatave per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit ndermjet Kosoves dhe Bashkimit Europian. E ne te njejten kohe ndikon pozitivisht ne pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves.

Perdorimi i fusnotes ne marreveshje duhet lexuar si nje hap i ndermjetem qe i krijon mundesine Kosoves dhe Serbise per te perparuar ne rrugetimin Europian si dy shtete te pavarura dhe sovrane dhe ne asnje rrethane nuk ve ne pikepyetje vullnetin Sovran te popullit te Kosoves shpallur me 17 Shkurt 2008 nga Kuvendi i Kosoves e te mbeshtetur nga partneret euro-atlantike dhe Opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›